Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka promovuar sot rrugën e re të asfaltuar në lagjen Teqe, një investim prej mbi 17.5 milionë denarësh që përfshin gati 1 km infrastrukturë të re. Projekti rikthen sigurinë, funksionalitetin dhe bukurinë e lagjes, përcjell tetova1.
Kasami shkroi:
“Kur e morëm udhëheqësinë në komunë, qytetin e gjetëm me borxhe, papastërti e rrugë të shkatërruara. Kështu ishte edhe lagjja Teqe. Sot, kjo lagje ka rrugë moderne me standarde bashkëkohore, mbi 17.5 milionë denarë investime dhe gati 1 km infrastrukturë të re, që ia kthen sigurinë, funksionalitetin dhe bukurinë.”
Ai shtoi:
“Tetova nuk kthehet më në të kaluarën e zymtë. Tetova vazhdon përpara, me Kapitullin e Dytë të zhvillimit, për një qytet modern, të pastër dhe dinjitoz. Ta gëzojnë qytetarët”
Ky projekt është pjesë e strategjisë së qeverisjes së Kasamit për të përmirësuar infrastrukturën dhe mirëqenien e banorëve të Tetovës./tetova1/





