Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tetovë, ku është raportuar për një vrasje. Nga informatat në teren bëhet e ditur se një person ka ndërruar jetë, ndërsa një vajzë ka mbetur e plagosur dhe është në gjendje të rëndë.
Informacionet për identitetin e viktimës dhe autorin nuk janë bërë ende të ditura.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Do t’ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim të ri.










