Trendy

Lajm i mirë: Gjendet gruaja nga Radiovca, ankthi i familjes mori fund pas dy ditësh

Para 8 orë

Pas dy ditësh kërkime intensive dhe ankthi të madh për familjarët, është gjetur shëndoshë e mirë 53-vjeçarja V.K. nga fshati Radiovcë. Ajo ishte denoncuar si e zhdukur nga djali i saj më datë 12 shkurt.

Efektivët e policisë së Gostivarit kanë arritur ta lokalizojnë gruan gjatë ditës së djeshme. Edhe pse detajet e largimit të saj nuk bëhen të ditura për shkak të privatësisë, më e rëndësishmja është që ajo është kthyer pranë familjes në gjendje të mirë shëndetësore.

Trending