Qytetarët nga sot do të mund të furnizohen me karburant me çmime më të ulëta. Në pikat e shitjes së kompanive më të mëdha në vend – OKTA, Pucko Petrol, Makpetrol dhe Lukoil – çmimet e derivateve janë për dy denarë më të ulëta se maksimumi i përcaktuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Kjo vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i ofertës nga OKTA, e cila u mundësoi tregtarëve furnizim me çmime më të ulëta për dy denarë. Vendimi ishte paralajmëruar më herët nga ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, dhe drejtori i OKTA-s, Dimitrios Paschos, si një masë që do të vlejë deri në fund të muajit mars.
Edhe pse Komisioni Rregullator për Energjetikë me dy vendimet e fundit rriti ndjeshëm çmimet (dizeli për 21 denarë dhe benzina për 12 denarë), si pasojë e krizës në Lindjen e Mesme, kjo masë paraqet një përpjekje për të zbutur goditjen financiare ndaj konsumatorëve.









