Maqedoni

Lajm tragjik, futbollisti i Shkupit ka humbur jetën si pasoj e zjarrit në Koçan

March 16, 2025, 01:03

FC Shkupi ka informuar se futbollisti i tyre, Andrej Lazarov, edhe pse u raportua se ishte mirë, megjithatë ka humbur jetën nga zjarri që përfshiu një diskotekë në Koçan.

“Edhe pse paraprakisht nga familjarët e tij kishim informacione se është mirë, me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh, njoftojmë se futbollisti ynë, Andrej Lazarov, është konfirmuar mes viktimave të zjarrit tragjik që ndodhi gjatë natës në Koçan.

Si një shpirt hero që ishte, Lazarov humbi jetën duke u përpjekur të ndihmojë të tjerët të shpëtojnë nga ambienti i kapluar nga zjarri. Ai u helmua nga tymi gjatë përpjekjeve të tij për të shpëtuar jetë, duke treguar guxim dhe humanizëm deri në momentin e fundit. Veprimi i tij heroik do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë, si një dëshmi e karakterit të tij fisnik dhe zemrës së tij të madhe.
Kjo është një humbje e madhe për klubin tonë, për shokët e ekipit dhe për gjithë komunitetin e futbollit. Fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë në këto momente, në këtë tragjedi prej më të mëdhave në histori që e ka kapluar klubin tonë!

FC Shkupi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe gjithë familjes së madhe të klubit tonë.

Adrej ishte vetëm gjashtë muaj pjesë e Shkupit, por emri i tij do të mbetet i pashlyer gjithmonë si pjesë e skuadrës sonë.

Kujtimi për te do të mbetet gjithmonë i paharruar në zemrat tona!”, thuhet në njoftimin e FC Shkupit.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_2828
VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
IMG_2825
Ndërroi jetë profesori universitar prof.dr.Asllan Bilalli
zjarrfkisat-tetove
Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit
qytetar-737x470
Qytetarët: Përmbaruesit po na rrjepin
Policia_16-780x470
Një person gjendet i vdekur në parkun e Shkupit
shba
Mijëra qytetarë protestojnë kundër Trump në të gjithë SHBA-në