Sonte në Qendrën për Kulturë në Dibër, Lëvizja BESA konsolidoi degën e saj në këtë komunë.
“Në prezencë te kryetarit Bilall Kasami, sekretarit Adnan Azizi, kryetares së Forumit të Gruas Melinda Rashidi, kuvendarët e pranishëm ia besuan Buran Ametit pozicionin e kryetarit të degës.
Lëvizja BESA do të vazhdojë me konsolidimin e rradhëve në tërë territorin ku gravitojnë shqiptarë”, ka njoftuar BESA.