Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në bulevardin Krste Misirkov në Shkup, në afërsi të Bit Pazarit, ku një automjet ka goditur një çiklist.
Sipas dëshmitarëve okularë, çiklisti ka pësuar lëndime, ndërsa në vendin e ngjarjes janë vërejtur gjurmë gjaku në asfalt. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të lënduarit dhe as rrethanat e sakta të aksidentit.
Autoritetet pritet të japin më shumë informacione gjatë ditës, ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar. Qarkullimi në zonë është normalizuar pas ndërhyrjes së policisë.










