Trendy

Latifi: Edhe Noam Chomsky kishte marrë para nga Jeffrey Epstein

Para 2 ditë

Blerim Latifi

Gjatë gjithë jetës së tij, ai nuk ka ndaluar së përdoruri autoritetin e vet shkencor dhe filozofik për të sulmuar elitat liberale dhe pushtetin e tyre, veçanërisht ato amerikane. Por në fund doli se jo vetëm ishte i lidhur me to, por edhe se kishte marrë para nga një monstrum i prodhuar prej këtyre elitave: Jeffrey Epstein. Ky është Noam Chomsky.
Atij i ishte kthyer në obsesion ideja se mediat perëndimore funksionojnë si makineri manipulimi në shërbim të këtyre elitave. I shtyrë nga ky obsesion, ai arriti deri aty sa Masakrën e Reçakut ta cilësonte si një incident dhe ngjarje e manipuluar nga SHBA dhe NATO.

Kjo, pra, është hipokrizia e intelektualëve të majtë: shesin moral urbi et orbi, por vetë nuk i binden atij morali.
Volteri ka thanë një herë se kur janë në pyetje paratë, të gjithë njerëzit kanë një fe. E pra, Chomsky me dallaveret e tij me Epstein, na dëshmon se kjo është e vërtetë edhe për moralistêt e zhurmshëm lleftistë.

Trending