Maqedoni

Latifi: MEPSO pjesë e grupit punues për realizimin efikas të projekteve energjetike

April 3, 2025, 04:04

Në kuadër të Task Forcës për realizimin efikas të projekteve energjetike, ShA MEPSO po luan një rol kyç në tejkalimin e sfidave pronësore-juridike që ndikojnë në zhvillimin e rrjetit elektrotransmetues.

Në takimin e mbajtur në Ministrinë e Energjetikës, ku mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i MEPSO, Burim Latifi, u diskutua mbi vështirësitë e hasura për shkak të procedurave të gjata administrative që pengojnë realizimin e projekteve strategjike. Një nga projektet që ka hasur në pengesa është ndërtimi i një trafostacioni të ri pranë fshatit Miletkovë, një investim i rëndësishëm për modernizimin e rrjetit elektrotransmetues.

Latifi theksoi se për stabilitetin energjetik dhe integrimin e tregut të RMV me rrjetet rajonale dhe evropiane, është e domosdoshme koordinimi i përforcuar ndërinstitucional mes MEPSO-s, Ministrisë së Energjetikës, Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Agjencisë së Kadastrës dhe Administratës për çështjet pronësore-juridike.

“Me një bashkëpunim të ngushtë dhe përkushtim të plotë, mund të tejkalojmë sfidat dhe të sigurojmë zbatim të shpejtë e pa vonesa të projekteve kapitale që janë vendimtare për transmetimin stabil dhe të besueshëm të energjisë elektrike,” – theksoi Latifi.

Vendosmëria e institucioneve për të adresuar këto çështje do të mundësojë realizimin në kohë të projekteve energjetike, duke shmangur vonesat dhe kostot shtesë, si dhe duke garantuar një furnizim më të sigurt dhe më të qëndrueshëm me energji elektrike për vendin.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_2664
Edi Rama: Pa gruan jam ndërtim pa leje
Qeveria-VMRO-VLEN-ZNAM
Pas zgjedhjeve lokale Qeveria mund të rikonstruohet, Alsat zbulon emrat që mund të ndryshohen
IMG_2662
Sekuestrohen dy vetura, zhvillonin gara “ilegale” në rrugën Kumanovë-Shkup
IMG_2659
Taravari: Kushtetuta e RMV-së duhet të ndryshohet në përputhje me Kornizën Negociuese me BE-në
IMG_2640
Mjekët sirianë largohen nga Gjermania për të punuar falas në vendin e tyre
IMG_2638
Gaza, shpërndahen ushqime të nxehta për palestinezët që po përballen me krizë ushqimore