Trendy

Lavdrim Kasami i KF Shkëndija grumbullohet te Kombëtarja U19 e Shqipërisë

Para 6 muaj

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar zyrtarisht klubin KF Shkëndija për grumbullimin e futbollistit Lavdrim Kasami në ekipin kombëtar shqiptar U19. Kasami është përzgjedhur për të marrë pjesë në dy ndeshje miqësore që do të zhvillohen kundër ekipit të moshës U19 të Republikës së Irlandës.

Ndeshjet janë planifikuar të luhen në Shqipëri më 10 dhe 12 tetor 2025, ndërsa periudha e grumbullimit për lojtarin do të jetë nga data 6 deri më 12 tetor. Në komunikatën zyrtare, Federata ka kërkuar mirëkuptimin e klubit për lirimin e lojtarit dhe ka theksuar se ky njoftim nuk duhet të publikohet në media apo rrjete sociale para datës 6 tetor 2025.

Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, z. Ilir Shulku.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidat për mandatin e dytë nga koalicioni VLEN, Bilall Kasami, dhe babai i Lavdrimit, shprehu gëzimin e tij:

“Në kulmin e fushatës, lajmi më i bukur që më gëzoi pa masë erdhi nga Tirana.
Djali im, Lavdrimi, që luan për grupmoshat e Shkëndijës, mori ftesë nga Kombëtarja Shqiptare e Futbollit U19 për dy ndeshje miqësore kundër Irlandës.
Faleminderit FSHF!
Urime, Lavdrim!”

Ky është një moment i veçantë jo vetëm për familjen Kasami, por edhe për KF Shkëndija dhe futbollin shqiptar, duke dëshmuar talentin e ri që po rritet në skenën kombëtare.

Trending