Trendy

Lavrov në Alaskë shfaqet me bluzën me iniciale të Bashkimit Sovjetik

Para 7 muaj

Bashkimi Sovjetik rikthehet në skenë gjatë samitit mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, që do të zhvillohet sonte në Alaskë.

Në delegacionin që shoqëron presidentin rus ndodhet edhe ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, i cili tërhoqi vëmendjen me një paraqitje të pazakontë për të.

Lavrov u shfaq në bazën ushtarake të Anchorage i veshur me një bluzë sportive mbi të cilën ishte shkruar me shkronja të mëdha “СССР”, inicialet e Bashkimit Sovjetik të dikurshëm, të shkruara në cirilice. Një simbolikë e qartë që i referohet periudhës së Luftës së Ftohtë, në një ngjarje që mund të përbëjë një moment kyç në negociatat për t’i dhënë fund luftës që përfshin Rusinë.

Trending