Izet Mexhiti së bashku me partinë e tij, Lëvizjen Demokratike (LD), ka vendosu që të shkrihet në VLEN, në kuadër të procesit të shndërrimit të VLEN-it nga koalicion në parti.
“Sonte, me propozim të Kryetarit Izet Mexhiti, Lëvizja Demokratike mbajti takim me strukturat partiake, me një pikë të vetme të rendit të ditës – zyrtarizmin e VLEN-it si forcë e bashkuar politike”, njoftoi LD-ja, duke vlerësuar se kjo është një kërkesë e shumicës së shqiptarëve.
Kjo parti, ka autorizuar kryetarin Izet Mexhitiqë të vazhdon negociatat në procesin e transformimit të VLEN-it nga koalicion në parti.
“Ky hap konsolidon skenën politike shqiptare dhe vendos baza të forta për pjesëmarrje dhe ndikim më të madh të shqiptarëve në jetën e ardhshme politike”, vlerësoi LD-ja.
Ndryshe, Lëvizja Besa më 12 shkurt mori vendim për shkrirjen e organeve partiake në koalicionin VLEN, ndërkohë e autorizoi liderin Bilall Kasami për zhvillimin e bisedimeve rreth shndërrimit të koalicionit VLEN në parti. Një pjesë e Aleancës për Shqiptarët e ka autorizuar Arben Fetain, ndërsa pjesa tjetër e Aleancës për Shqiptarët do të përfaqësohet nga Latif Arifi.











