Në Tetovë, është themeluar Komisioni Komunal i cili do të udhëheq me procesin e zgjedhjeve brenda-partiake për degën e Lëvizjes Demokratike në këtë qytet. Ky komision ka për qëllim të sigurojë një proces të drejtë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që reflekton parimet demokratike mbi të cilat është ndërtuar Lëvizja Demokratike.
Përbërja e Komisionit Komunal të Tetovës është si vijon:
– Fati Huseini – Kryetar
– Benezar Ganiu – Nënkryetar
– Lorik Neziri – Anëtar
– Fejsall Beadini – Anëtar
– Agim Berisha – Anëtar
– Shpend Ameti – Anëtar
– Fatlind Selmani – Anëtar
Ky hap përfaqëson një angazhim të fortë për të forcuar strukturat partiake dhe për të ndërtuar një bazë të fortë për zgjedhje të drejta, duke përfshirë të gjithë anëtarët në vendimmarrje.