Bajer Leverkusen ka siguruar një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Lajpcigut, në takimin e javës së 32-të të Bundesligës, të zhvilluar në “BayArena”. Kjo sfidë kishte peshë të madhe për vendasit, të cilët synonin të mbanin gjallë shpresat për një vend në zonën Champions.
Protagonisti kryesor i takimit ishte Patrik Shik, i cili realizoi një tregolësh për “aspirinat”. Në listën e golashënuesve për vendasit u shtua edhe Natan Tela.
Për Lajpcigun, goli i vetëm u shënua nga Kristof Baumgartner në minutën e 80-të, duke ngushtuar përkohësisht diferencën.
Pas kësaj fitoreje, Leverkuseni ngjitet në vendin e katërt me 58 pikë, me pikë të barabarta me Shtutgartin dhe Hofenhejmin.
Nga ana tjetër, Lajpcigu mbetet në vendin e tretë me 62 pikë dhe i nevojitet vetëm një fitore në dy javët e mbetura për të siguruar matematikisht një vend në Champions League.
Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare, pasi Shtutgarti dhe Leverkuseni do të përballen në një sfidë direkte për zonën Champions. Ndërkohë, Hofenhejni duket në një pozicion më të favorshëm, pasi do të luajë në shtëpi ndaj Verder Bremen.










