Lajme

Lëvizja BESA: Gjinekologjia shndërrohet në kasaphanë – Përgjegjësi e jo arsyetime!

January 3, 2024, 12:01

Informacionet për ndodhitë e fundit në gjinekologjinë e Shkupit, janë tepër shqetësuese, që dëshmojnë mosfunksionimin e plotë të këtij sistemi shëndetësor, por edhe rrisin mosbesim dhe frikën e qytetarëve për të kërkuar shërbime në klinikat e shtetit.

A mund ta paramendojë kryeministri, ministri i Shëndetësisë, por edhe drejtoria e spitalit, se çfarë traumash po i shkaktojnë nënave të reja, të cilat vijnë të sjellin në jetë fëmijët e tyre, me gjithë të mirat që u’a fal Zoti, e nga ana tjetër ju po u shkaktoni lloj – lloj lëndimesh e dëmtimesh. Një ditë një foshnjë përfundon me gisht të prerë, foshnja tjetër me krahë të thyer e me dhjetëra raste të tjera të ndryshme të cilat janë mbuluar e nuk janë bërë publike. E me paturpësi, udhëheqësit e klinikës arsyetohen pse kanë ndodhur këto raste, ndërsa nga Ministria kanë thënë vetëm se do i hetojnë me komisione të posaçme. Kjo që ndodh është një veprim tepër anti njerëzor dhe i papërgjegjëshëm nga krerët e të dy institucioneve. Në vend që të tregojnë se ku qëndron problemi dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi, ata flasin për arsyetime dhe procedura. Por për ne arsyet janë të qarta. Puna e papërgjegjshme dhe joprofesionale e udhëheqësve partiak të institucioneve, frikësimi i qytetarëve për të marrë shërbim tek institucionet shëndetësore, për të cilat paguajnë taksa, e për të shkuar në spitalet private për të mbushur xhepat e pronarëve të spitaleve, të cilët janë miq dhe bashkëpunëtor të pushtetit.

Por ky krim i këtij pushteti nuk do të zgjas edhe shumë. Andaj kërkojmë që urgjentisht të ketë përgjegjësi për fajtorët kryesor të të gjithë këtyre rasteve dhe dorëheqje urgjente të drejtoreshës së

spitalit. E nëse kjo nuk ndodh tani, të jeni të sigurt se do të ndodh menjëherë pas zgjedhjeve, kur pushteti do të ndryshojë dhe me institucionet do të udhëheqin kuadro profesionist dhe të përgjegjshëm të koalicionit Lidhja Europiane për Ndryshim!

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2770
Motër e vëlla nga Dobroshti i Tetovës mbulohen me medalje në Kampionatin Botëror të Kickbox-it në Rüsselsheim të Gjermanisë
IMG_2727
Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!
IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd

Më shumë nga kategoria

IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2425
Maqedonia fiton Armeninë dhe siguron vendin e parë në grup
IMG_2386
Maqedonia sot kërkon fitore tjetër, përballet me Armeninë në Jerevan
IMG_2337
Trajneri i Serbisë tregon se çka bisedoi me Xhakën pas ndeshjes
IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2913
”Do japim energjinë dhe gjithë shpirtin”, Gixhari e Zeka drejt Prishtinës për Big Brother VIP
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2908
Detaje nga aksioni policor në Tetovë – arrestohen 14 persona, kanë organizuar prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike
IMG_2905
Policia në kërkim të Stresit, reperi: Jam në këtë vend!
IMG_2904
Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore
IMG_2901
Dosja e Prokurorisë: I akuzuari i dha Afrim Muçiqit borxh me fajde në shumën 70 mijë euro

DIASPORA