Zharko Grozdanovski nga Bërvenica është personi i arrestuar nën dyshimin se ka vrarë pensionistin Klime Mitreski në Ohër. Të dy njiheshin prej më parë, ndërsa sipas informacioneve jozyrtare nga hetimet, Mitreski kishte lidhur edhe një marrëveshje për përkujdesje të përjetshme me Grozdanovskin.
Pikërisht kjo marrëveshje, sipas të dhënave fillestare nga hetuesia, dyshohet të jetë motivi i vrasjes – përfitimi më i shpejtë i pasurisë.
Sipas Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, Grozdanovski më parë ishte ndjekur penalisht për një vepër – kërcënime përmes rrjeteve sociale.
Ai në të kaluarën ishte i njohur në publik si “lider” i një organizate të quajtur Vëllazëria e Krishterë. Gjithashtu, ai ishte arrestuar në vitin 2019 pasi përmes Facebook kishte kërcënuar ish-kryeministrin Zoran Zaev.
Trending









