Trendy

Liderët e Ballkanit dhe të BE-së mblidhen në Shkup, Kurti dhe Vuçiqi përballë njëri-tjetrit

Para 9 muaj

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ata të Bashkimit Evropian sot do të mblidhen në Shkup.

Ata do të diskutojnë mbi zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin në samitin dyditor, që nisi dje e do të mbahet edhe sot në Shkup.

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut pritet të jenë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ata do të jenë folës në diskutimin për planin e rritjes.

Agjenda:

1 korrik 2025

Ora 09:30 – 14:00, vendi: Hilton Double Tree Hotel, Shkup
Pjesëmarrës: Liderët e Ballkanit Perëndimor, ministrat për Çështje Evropiane, Komisioni Evropian, Shërbimi i Jashtëm Evropian, organizatat rajonale dhe bankat zbatuese (EIB, BERZH, BB etj.)

09:30 – 10:00

Mirëseardhje dhe deklarata për media

10:00 – 10:20

Fjalët hyrëse:

Kryeministri Hristijan Mickoski

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos

10:20 – 12:00 | Paneli I: “Plani i Rritjes – Vlerësimi, puna e ardhshme dhe komunikimi”

Moderator: Kryeministri Mickoski

Temat:

Rishikimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat

Diskutim për iniciativat e reja në kuadër të Shtyllës 1 (turizmi, mbrojtja e konsumatorit, autostrada e tregut të përbashkët)

Folësit:

Liderët e Ballkanit Perëndimor (Rama, Kurti, Vuciq, Spajic, Krishto – në rend alfabetik) komisionarja Kos

12:00 – 12:15

Foto familjare – liderët dhe komisionarja Marta Kos

12:15 – 12:45

Konferencë për media – kryeministri Mickoski & komisionarja Kos

(12:15 – 14:00 rezervuar për takime bilaterale)

12:45 – 14:00 | Paneli II: “Zgjerimi i shtyllave të planit të rritjes”

Moderator: Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani

Temat:

Zbatimi i agjendave të reformave

Tregu i përbashkët rajonal

Folësit:

Drejtori i përgjithshëm për Zgjerim, Gert Jan Koopman

Përfaqësues të Shërbimit të Jashtëm Evropian

Ministrat për Çështje Evropiane të Ballkanit Perëndimor

Drejtues të CEFTA-s, Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, BERZH, BB etj.

14:00 – foto familjare për ministrat dhe partnerët zbatues

14:10 – Drekë.

Trending