Trendy

Liderët e VLEN-it bashk në përkrahje të VV-së

Para 2 muaj

4 liderët e partive politike që janë pjesë e VLEN-it sonte ishit të pranishëm në tubimin e jashtëzakonshëm në Shkup për të mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje.
Prezent ishin Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Arben Fetai, Bekim Sali dhe deputeti Bekim Qoku.
“Sonte u mblodhëm në një tubim të jashtëzakonshëm për të mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje dhe vizionin e saj për një Kosovë më të fuqishme, si dhe për një qeveri që punon për qytetarët.
Në këtë tubim, ishim së bashku me nënkryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatin për deputet, z. Glauk Konjufca, si dhe me liderët e VLEN-it: z. Bilall Kadami, Bekim Sali, Bekim Qoku dhe Arben Fetai.
Në këtë sallë të mbushur me qytetarë, u ndje fuqia e bashkimit dhe fryma e fitores së madhe që po afrohet më 28 dhjetor. Sonte ishim bashkë për një të ardhme ku çdo qytetar ka zë dhe mundësi, dhe ku Kosova ecën përpara me shpresë!”, ka shkruar Mexhiti

Trending