Liderët e koalicionit VLEN morën pjesë sonte në pritjen solemne të organizuar me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, përcjell tetova1
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Lidhja Demokratike, njëherësh njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, përmes një postimi publik.
Sipas Mexhitit, pritja u organizua nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, nën mikpritjen e ambasadorit Florian Qehaja, në nder të 17 Shkurtit – datës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Mexhiti thekson se kjo datë mbetet ndër më të rëndësishmet në historinë e shtetit të Kosovës, duke e cilësuar si ditë kujtese për sakrificën, përpjekjen dhe vendosmërinë që sollën lirinë dhe pavarësinë.
Ai shprehu respekt dhe krenari për rrugëtimin e Kosovës, duke uruar që shteti të vazhdojë të ecë përpara, të forcojë institucionet dhe të ndërtojë një të ardhme të sigurt për qytetarët e saj.
Postimi i plotë:
“Sonte festuam për Kosovën, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, nën mikpritjen e Ambasadorit Florian Qehaja, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.
17 Shkurti mbetet një nga datat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Është ditë kujtese për sakrificën, përpjekjen dhe vendosmërinë që sollën lirinë dhe shtetin e pavarur.
Me respekt dhe krenari, uroj që Kosova të vazhdojë të ecë përpara, të forcojë shtetin e saj dhe të ndërtojë një të ardhme të sigurt për qytetarët.
Urime 18-vjetori i Pavarësisë, Kosovë! 🇽🇰”, ka shkruar Mexhiti./tetova1.mk










