Maqedoni

Liderët politikë në Maqedoni të Veriut uruan Republikën e Kosovës për 17 vjetorin e pavarësisë

February 17, 2025, 01:02

Lider të partive politike shqiptare dërguan urime për nderë të 17 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kryetari i kuvendit Afrim Gashi nënvizoi rëndësinë e kësaj dite, duke thënë se ndërtimi i shtetit të suksesshëm demokratik dhe integrimi i Kosovës janë betejat paqësore që qytetarët meritojnë ti fitojnë.

“Dita e pavarësisë së Republikës së Kosovës shpreh festën e çdo shqiptari, duke shënuar një rrugëtim të mundimshëm, por triumfues, drejt lirisë dhe pavarësisë”, uroi Gashi.
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se kjo ditë kujton sakrificën për pavarësi dhe liri të popullit të Kosovës.

“Në këtë ditë të shënuar për Kosovën, kujtojmë sakrificën, qëndresën dhe krenarinë e një populli që për asnjë moment nuk u ndal në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë”, ishte urimi i Mexhitit.

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami theksoi se kjo ditë shënon një moment krenarie për kombin shqiptar.

“Nga Tetova, qyteti që gjithmonë ka qenë pranë Kosovës në çdo hap të saj, ndajmë jo vetëm histori të përbashkët, por edhe një të ardhme që do ta ndërtojmë bashkë, me më shumë bashkëpunim, zhvillim dhe përparim”, uroi Kasami.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se Kosova sakrifikoi shumë për pavarësinë e saj, duke përmendur edhe rolin kyç të UÇK-së.

“Pavarësia e Kosovës është simboli i sakrificës, guximit dhe qëndresës së popullit shqiptar, i cili me përpjekjet ndër breza, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës dhe me jetët e mijëra njerëzve, dëshmorë dhe martirëve, arriti të realizojë ëndrrën e tij për liri dhe pavarësi”, ishte urimi i Ahmetit.

Përveç liderëve politik, urimeve për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës iu bashkuan edhe ministra dhe kryetarë të komunave.

Për dallim të liderëve shqiptar, liderët maqedonas nuk shprehën urime për shtetin e Kosovës edhe pse Kosova është shteti që Maqedonia e Veriut ka partneritetin më të madh ekonomik. / Alsat.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza