Trendy

Liga Komunale Tetovë, sot dy ndeshje derbi luhen në Tearcë

Para 3 muaj

Xhiroja e fundit e sezonit vjeshtor në Ligën Komunale Tetovë si asnjëher më parë na ka ofruar dy ndeshje derbi.
Dhe këto dy ndeshje derbi do të luhen në stadium në fshatin Tearcë.
Ora 12:00 luhet ndeshja K.F Jehona (Përshefcë) – K.F Tearca. Pas xhiros së 10-të, K.F Jehona është e ranguar në pozitën e 3-të në tabelë me 22 pikë kurse K.F Tearca është në pozitën e 4-tët me 18 pikë.

Kurse ora 14:00 do të luhet ndeshja K.F Sharri (Gllogjë)-K.F Cetniska (Tetovë).
Në xhiron e fundit të sezonit vjeshtorë këto dy ekipe e ndajnë vendin e parë dhe të dytë në tabelë me nga 28 pikë, por K.F Cetinska është në vend të parë vetëm për shkak të golovarazhit më të mirë.

Për këto dy derbi padyshim interesimi i tifozëve do të jetë i madh. Dhe që kushtet në tribuna të jenë sa më të mira për tifozët janë kujdesur Komuna e Tearcës në krye me Daut Memishin bashkë me përfaqësues të klubeve futbollistike nga vendbanimet e kësaj komune. Kështu në periudhën e fundit janë bërë intervenime në hapësirat për rreth stadiumit si dhe gjatë ditës së djeshme janë vendosur edhe drasat në tribuna.

Thjesht gjithçka është gati për të shijuar dy ndeshje derbi. /tetova1/

Trending