Trendy

Ligji i ri për mbrojtje nga pirja e duhanit merr mbështetje edhe nga Instituti i Mjekësisë së Punës

Para 2 muaj

Instituti u bën thirrje punëdhënësve ta pranojnë ligjin si masë për sigurinë në punë dhe jo si ndëshkim, punëtorëve ta njohin të drejtën e tyre për ajër të pastër, ndërsa inspektorateve të sigurojnë zbatim të qëndrueshëm të ligjit, në mënyrë që ai ta përmbushë qëllimin e tij, përcjell tetova1

Instituti i Mjekësisë së Punës i RMV-së, Qendër Bashkëpunuese e OBSH-së, ka shprehur mbështetje të plotë dhe të qartë për propozim-ligjin e ri për mbrojtje nga pirja e duhanit. Nga Instituti theksojnë se ndalesa e plotë e pirjes së duhanit në hapësira publike dhe të punës të mbyllura nuk është masë restriktive, por standard bazë shëndetësor.

Nga Instituti veçanërisht alarmojnë për gjendjen e punëtorëve në sektorin e gastronomisë, të cilët i konsiderojnë si një nga grupet më të cenueshme në vend.

“Këta të punësuar shpesh janë të ekspozuar ndaj përqendrimeve të larta të tymit të duhanit gjatë gjithë orarit të punës, i cili shpesh i kalon tetë orë në ditë. Për ta, pirja pasive e duhanit nuk është zgjedhje, por rrezik serioz shëndetësor në vendin e tyre të punës”, thonë nga Instituti.

Instituti rikujton provat shkencore se nuk ekziston nivel i sigurt i ekspozimit ndaj tymit apo aerosoleve. Pirja pasive e duhanit, shtojnë nga Instituti, është shkaktar i dëshmuar i sëmundjeve serioze respiratore, sëmundjeve kardiovaskulare, si dhe i kancerit të mushkërive edhe te personat joduhanpirës.

Instituti u bën thirrje punëdhënësve ta pranojnë ligjin si masë për sigurinë në punë e jo si ndëshkim, punëtorëve ta njohin të drejtën e tyre për ajër të pastër, ndërsa inspektorateve të sigurojnë zbatim të njëtrajtshëm të ligjit që ai ta arrijë qëllimin e vet.

“Shëndeti publik dhe siguria e punëtorëve duhet të kenë përparësi ndaj interesave komerciale. Me zbatimin e këtyre masave, jo vetëm që i mbrojmë individët, por edhe e forcojmë ekonominë tonë përmes uljes së mungesave për shkak sëmundjeje dhe zgjatjes së jetëgjatësisë së fuqisë sonë punëtore”,shtojnë nga Instituti i Mjekësisë së Punës.

Me projektligjin për mbrojtje nga pirja e duhanit, i cili që nga data 10 e këtij muaji është publikuar zyrtarisht në regjistrin elektronik ENER, parashihet ashpërsim i ndjeshëm i politikës shtetërore ndaj pirjes së cigareve dhe produkteve të duhanit.

Përveç ndalesës së plotë të pirjes së duhanit në hapësira publike dhe të punës, propozim-ligji i përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë parashikon edhe ndalim të reklamimit, promovimit dhe sponsorizimit nga industria e duhanit, si dhe rregullimin e shitjes, paraqitjes dhe ekspozimit të produkteve të duhanit dhe nikotinës./Instituti u bën thirrje punëdhënësve ta pranojnë ligjin si masë për sigurinë në punë dhe jo si ndëshkim, punëtorëve ta njohin të drejtën e tyre për ajër të pastër, ndërsa inspektorateve të sigurojnë zbatim të qëndrueshëm të ligjit, në mënyrë që ai ta përmbushë qëllimin e tij.

Instituti i Mjekësisë së Punës i RMV-së, Qendër Bashkëpunuese e OBSH-së, ka shprehur mbështetje të plotë dhe të qartë për propozim-ligjin e ri për mbrojtje nga pirja e duhanit. Nga Instituti theksojnë se ndalesa e plotë e pirjes së duhanit në hapësira publike dhe të punës të mbyllura nuk është masë restriktive, por standard bazë shëndetësor.

Nga Instituti veçanërisht alarmojnë për gjendjen e punëtorëve në sektorin e gastronomisë, të cilët i konsiderojnë si një nga grupet më të cenueshme në vend.

“Këta të punësuar shpesh janë të ekspozuar ndaj përqendrimeve të larta të tymit të duhanit gjatë gjithë orarit të punës, i cili shpesh i kalon tetë orë në ditë. Për ta, pirja pasive e duhanit nuk është zgjedhje, por rrezik serioz shëndetësor në vendin e tyre të punës”,thonë nga Instituti.

Instituti rikujton provat shkencore se nuk ekziston nivel i sigurt i ekspozimit ndaj tymit apo aerosoleve. Pirja pasive e duhanit, shtojnë nga Instituti, është shkaktar i dëshmuar i sëmundjeve serioze respiratore, sëmundjeve kardiovaskulare, si dhe i kancerit të mushkërive edhe te personat joduhanpirës.

Instituti u bën thirrje punëdhënësve ta pranojnë ligjin si masë për sigurinë në punë e jo si ndëshkim, punëtorëve ta njohin të drejtën e tyre për ajër të pastër, ndërsa inspektorateve të sigurojnë zbatim të njëtrajtshëm të ligjit që ai ta arrijë qëllimin e vet.

“Shëndeti publik dhe siguria e punëtorëve duhet të kenë përparësi ndaj interesave komerciale. Me zbatimin e këtyre masave, jo vetëm që i mbrojmë individët, por edhe e forcojmë ekonominë tonë përmes uljes së mungesave për shkak sëmundjeje dhe zgjatjes së jetëgjatësisë së fuqisë sonë punëtore”,shtojnë nga Instituti i Mjekësisë së Punës.

Me projektligjin për mbrojtje nga pirja e duhanit, i cili që nga data 10 e këtij muaji është publikuar zyrtarisht në regjistrin elektronik ENER, parashihet ashpërsim i ndjeshëm i politikës shtetërore ndaj pirjes së cigareve dhe produkteve të duhanit.

Përveç ndalesës së plotë të pirjes së duhanit në hapësira publike dhe të punës, propozim-ligji i përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë parashikon edhe ndalim të reklamimit, promovimit dhe sponsorizimit nga industria e duhanit, si dhe rregullimin e shitjes, paraqitjes dhe ekspozimit të produkteve të duhanit dhe nikotinës./tetova1.mk/

Trending