Partia Demokratike e Kosovës ka dale subjekti fitues i zgjedhjeve të 7 qershorit në qytetin e Malishevës.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se PDK ka fituar në këtë komunë pas një kohë të gjatë.
Kjo fitore vjen pasi kryetari i Nismës, Fatmir Limaj i ka dhënë mbështetje PDK-së jo vetëm në Malishevë, por edhe në nivel vendi.
Ai është parë gjatë kësaj fushate në vazhdimësi në mbështetje të PDK-së dhe ka mobilizuar elektoratin e NISMA-s në mbështetje të PDK-së./IndeksOnline/










