Kosove

Limaj: Nisma nuk ka marrëveshje me asnjë parti deri sot

April 14, 2025, 12:04

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se Nisma nuk ka arritur asnjë marrëveshje me ndonjë subjekt politik deri në këtë moment, por është e gatshme të kontribuojë në krijimin e institucioneve të reja, raporton Ekonomia Online.

“Ne presim që qeveria, institucionet të krijohen sipas afateve kushtetuese. Ne do të luajmë rolin tonë në krijimin e këtyre institucioneve për sa neve na takon dhe kërkohet nga ne. Këtu përfundon detyra jonë kushtetuese. Kështu që pak a shumë këtu jemi. Nisma nuk ka marrëveshje me askënd deri më sot dhe Nisma është e gatshme dhe do të punojë fort që Kosova t’i formojë institucionet, Kosova të mos shkojë në një krizë parlamentare. Ajo që mund të themi deri më tani, ne nuk kemi asnjë marrëveshje me asnjë grupacion politik,” u shpreh Limaj.

Ai tha gjithashtu se nuk ka qenë pjesë e ndonjë takimi apo dakordimi politik, duke mohuar që të ketë pranuar ndonjë kërkesë zyrtare për takim apo marrëveshje.

“Nesër i keni, sigurisht mund të kenë zhvillimi… Nuk e di çka ka ndodhur, unë s’kam pranuar. Unë nuk kam asnjë shkresë nga askush, unë nuk kam parë ndonjë takim, ndonjë dakordim diku që dikush mos të takohet. Nëse ju keni parë ndonjë takim, ndonjë marrëveshje, nëse keni parë ju ndonjë grupim dhe unë kam munguar, keni të drejtë me thënë. Nuk e di që ka pasur ndonjë takim. Deri më tani ne nuk kemi asnjë marrëveshje politike me askënd. Normalisht, kushdo që ofrohet, ne jemi të gatshëm të ulemi të bisedojmë,” tha Limaj.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_2686
Kasami: Kemi kanale komunikimi me eksponentë të ASH-së së Ziadin Selës!
IMG_2664
Edi Rama: Pa gruan jam ndërtim pa leje
Qeveria-VMRO-VLEN-ZNAM
Pas zgjedhjeve lokale Qeveria mund të rikonstruohet, Alsat zbulon emrat që mund të ndryshohen
IMG_2662
Sekuestrohen dy vetura, zhvillonin gara “ilegale” në rrugën Kumanovë-Shkup
IMG_2659
Taravari: Kushtetuta e RMV-së duhet të ndryshohet në përputhje me Kornizën Negociuese me BE-në
IMG_2640
Mjekët sirianë largohen nga Gjermania për të punuar falas në vendin e tyre