Ministri Fatmir Limani i është përgjigjur Bilall Kasamit lidhur me fotografitë e tij me kreun e BDI-së Ali Ahmeti gjatë iftarit të mbrëmshëm në Tiranë. Sipas Limanit, vizita e tij ka qenë në cilësinë e ministrit, njofton ALSAT.
“Në kulturën tonë, nikoqiri është ai që përcakton rendin e sofrës dhe vendet e mysafirëve. Në një tryezë mikpritjeje nuk shkohet për të bërë kalkulime politike dhe për të prishur sofrën, por për të respektuar traditën, mikpritjen dhe momentin e përbashkët njerëzor”.










