Trendy

Lirigzon Hyseni, pronar i kompanisë së sigurimit në Zvicër që kujdeset edhe për njerëzit e rangut botëror!

Para 2 muaj

Kush është djaloshi shqiptar kompania e të cilit kujdeset për sigurinë edhe të njerëzve të rangut botëror?

Keni parë kudo në botë kur ka vizita te njerëzve VIP nga arti e deri te politika e presidentët e ndryshëm, që krahas policisë e organeve të rendit për sigurinë e tyre përkujdesen edhe kompani të ndryshme sigurimesh.

Por prapa një kompanie të tillë në Zvicër qëndron një shqiptar nga Kosova, transmeton Ditori.

Lirigzon Hyseni, i lindur më 1989 në Dumnicë e Poshtme, komuna e Vushtrrisë, është pronar dhe themelues i një kompanie të suksesshme sigurie me seli në Olten të Zvicrës.

Me përkushtim, disiplinë dhe udhëheqje të qartë, ai ka ndërtuar dhe zhvilluar kompaninë në mënyrë të vazhdueshme. Sot, kompania numëron rreth 200 punonjës dhe operon në të gjithë rajonin gjermanishtfolës të Zvicrës.

Lirigzon Hyseni përfaqëson profesionalizëm, besueshmëri dhe zgjidhje moderne të sigurisë, duke ofruar gjithmonë shërbime të nivelit më të lartë për klientët dhe partnerët e tij.

Trending