Trendy

Lirohet nga burgu Mitko Çavkov

Para 2 orë

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, nga sot është në liri pasi është liruar me kusht nga burgu në Shtip. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i institucionit ndëshkues-përmirësues, i cili bëri të ditur se Çavkov ka lënë objektin e burgut në orët e mëngjesit, rreth orës 10:00.

Ai ishte një nga të dënuarit për ngjarjet në Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 27 prill 2017. Për këtë rast, fillimisht ishte dënuar me 18 vite burg nën akuzat për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë.
Institucionet kompetente kanë konfirmuar se janë plotësuar kushtet ligjore për lirimin e tij të parakohshëm me kusht.

Trending