Fari Hiseni tregoi planin e Qeverisë për lojërat e fatit, qe siç bëri të ditur, për qëllim kanë mbylljen totale të kazinove por si fillim do të jetë vetëm minimizimi i tyre, përcjell TV21.
“Faza e parë, mbyllja e kazinove online. Faza e dytë, bëhen masa më rigoroze për themelimin e subjekteve që kanë organizimin e lojërave të fatit. Me automatizëm, me masat që do të përfshihen në propozim ligjin e ri, diku rreth 50 deri 70 për qind u bllokohet e drejta e veprimit këtyre kompanive”, tha Hiseni.