Maqedoni

LSDM-ja dhe VMRO-ja përplasen për vrasjen në Bllacë

Autori

Autori

Portali Tetova

February 27, 2024, 06:02

Për vrasjen e djeshme nuk munguan as përplasjet mes dy partive më të mëdha politike maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM. Që të dy partitë akuzojnë njëra tjetrën për paaftësi, të siç thonë, kontrollin e narko-klaneve.

Nga VMRO thonë se këto vrasje kanë filluar që në kohën e Oliver Spasovskit, ndërsa shtojnë se BDI dhe LSDM, gjithmonë kanë fituar vota në prag të zgjedhjeve me ndihmë të po këtyre narkoklaneve.

Cila parti ka lidhje me narko-klanet? LSDM-ja dhe VMRO-ja përplasen për vrasjen në Bllacë
“Vrasja e cila ndodhi mbrëmë është vazhdim i përplasjeve të gjakosura mes narko-klaneve, vrasjet e të cilave filluan kur Oliver Spasovski ishte ministër i brendshëm. Fuqia e tillë e këtyre klaneve vjen përshakk faktit se Spasovski, Zaev dhe Kovaçevski e bënë MPB-në shërbëtorë të kriminelëve, e me ndihmë të narko klaneve, BDI dhe LSDM mernin vota në disa cikle zgjedhore.”- deklaroi VMRO-DPMNE.

E nga ana tjetër LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në dhe ministrin e tyre të brendshëm, Panço Toshkovski, se të njejtët nuk kanë kapacitet që të zbardhin rastin. Siç thotë zëdhënësi i kësaj partie, Darko Kaevski, Toshkovski e ka bërë Maqedoninë si Kolumbia në vitet e 90ta.

“Sipas informacioneve të para të mediave, bëhet fjalë për përplasje kriminale mes personave të nëntokës. Ministri dhe kryeshefi i SPB Shkup të cilët i ka vendosur Mickoski tregojnë se nuk kanë kuadër për udhëheqje të MPB-së. A është vetëm paaftësi e kuadrove të Mickoskit në MPB apo strukturat e afërta me DPMNE-në, përpiqen të përfshihen në biznese jolegale me drogë.- tha Darko Kaevski – Zëdhënës i LSDM-së.

Përndryshe siç njoftoi paraprakisht Ministria e Punëve të Brendshme, të ndjerin Z.T, të vdekur e ka gjetur vëllau i tij, N.T, në rrugën lokale që çon drejt Bllacës së Epërme.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2770
Motër e vëlla nga Dobroshti i Tetovës mbulohen me medalje në Kampionatin Botëror të Kickbox-it në Rüsselsheim të Gjermanisë
IMG_2727
Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!
IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd

Më shumë nga kategoria

IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2425
Maqedonia fiton Armeninë dhe siguron vendin e parë në grup
IMG_2386
Maqedonia sot kërkon fitore tjetër, përballet me Armeninë në Jerevan
IMG_2337
Trajneri i Serbisë tregon se çka bisedoi me Xhakën pas ndeshjes
IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2913
”Do japim energjinë dhe gjithë shpirtin”, Gixhari e Zeka drejt Prishtinës për Big Brother VIP
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2908
Detaje nga aksioni policor në Tetovë – arrestohen 14 persona, kanë organizuar prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike
IMG_2905
Policia në kërkim të Stresit, reperi: Jam në këtë vend!
IMG_2904
Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore
IMG_2901
Dosja e Prokurorisë: I akuzuari i dha Afrim Muçiqit borxh me fajde në shumën 70 mijë euro

DIASPORA