Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, gjatë një press-konference, prezantoi propozim-rezolutën për konstatimin e pozitave kombëtare lidhur me procesin eurointegrues të vendit.
Rezoluta apo të ashtuquajturat “linja të kuqe” për vendin, sipas Filipçes, fokusohet në dy aspekte.
E para ka të bëjë me respektimin e përcaktimit për respektimin e pakushtëzuar të veçorive gjuhësore, identitare, historike dhe kulturore të popullit maqedonas, si elemente që nuk negociohen me BE-në.
Aspekti i dytë – vendi është gati të përmbush obligimet e Kornizës Negociuese me BE-në, me përmbushjen e ndryshimeve kushtetuese, pa pranimin e kërkesave të reja të karakterit dypalësh apo identitar.
Në këtë dokument përmenden edhe propozim – datat për zbatimin e dispozitiave për reaolyën që lidhen me procesin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese.
Sipas kornizës së ofruar kohore, Qeveria duhet t`i shqyrtojë amendamentet e vitit 2023 për futjen e Bullgarëve dhe bashkësive tjera në Kushtetutë dhe të pronocohet nëse mbetet në tekstin e njëjtë ose përgatit tekst të ri të amendamenteve kushtetese nga 15 deri më 25 nëntor 2025.
“Nëse propozohet teksti I ri i amendamenteve, ai të miratohet nga Qeveria dhe të dorëzohet në Kuvend deri më 1 dhjetor 2025. Kuvendi të nis procesurën e ndryshimeve kushtetuese dhe të arrihet deri në fazën e votimit të parë më së voni deri më 15 dhjetor 2025. Kuvendi ta përfundojë procedurën për ndryshimin e kushtetues me votim final më së voni deri më 10 shkurt 2026” – parasheh propozim-rezoluta e LSDM-së.









