Sot, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se pesë persona janë arrestuar në Bërvenicë, ku janë gjetur drogë, armë dhe një sasi e madhe parash. Mes të arrestuarve është edhe S.Z., i njohur si Sime, një kriminel i afërt me VMRO-në, thuhet në reagimin e LSDM-së, përcjell tetova1
Nga LSDM pyesin: “A është rastësi që pikërisht kryeministri Hristijan Mickoski ka një fotografi me të?”.
“Tenderë kriminalë, skandale korrupsioni me kompani familjare, krim me programin IPARD, tani edhe kriminelë të rrezikshëm. Fillimisht korrupsion, tani edhe krim i pastër. Me siguri Mickoski do të thotë se ka qenë rastësi dhe se nuk njihen. Asgjë nuk është rastësi”, theksojnë mëtej nga LSDM-ja./tetova1.mk







