Trendy

LSDM: Qeveria hesht për rastin e 5 tonëve drogë

Para 2 orë

Partia opozitare LSDM akuzon qeverinë për heshtje lidhur me sekuestrimin e 5 tonëve drogë në Serbi, të cilat, sipas tyre, kanë ardhur nga Maqedonia.

Nga LSDM thonë se për të tretën ditë me radhë qeveria nuk ka dhënë asnjë sqarim për këtë rast dhe kërkojnë përgjigje se si një sasi kaq e madhe droge ka hyrë në vend dhe ka kaluar kufirin.

Sipas LSDM-së, heshtja e institucioneve ngre dyshime serioze për përfshirje të strukturave të larta shtetërore, pasi një krim i tillë, sipas tyre, nuk mund të ndodhë pa mbështetje dhe mbrojtje nga brenda.

Nga kjo parti u bëjnë thirrje organeve të drejtësisë që të hapin hetim të plotë dhe të përcaktojnë përgjegjësinë për rastin, pavarësisht funksioneve që mbajnë personat e përfshirë.

Trending