Trendy

LSDM: Stoilkoviqi punon hapur për bashkëpunimin me Kinën – në Maqedoni kjo fshihet nga opinioni publik

Para 2 orë

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë së Veriut LSDM ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq, duke e akuzuar qeverinë për, siç thonë ata, orientim të rrezikshëm gjeopolitik larg kursit euroatlantik.

Sipas LSDM-së, zhvillimet e fundit nuk janë të rastësishme, por pjesë e një politike të qëllimshme që, sipas tyre, po e largon vendin nga Bashkimi Evropian dhe aleatët perëndimorë.

Në komunikatën e plotë të partisë thuhet se Stoilkoviq, të cilin e cilësojnë si figurë kyçe në qeveri, vepron në kundërshtim me orientimin strategjik të vendit dhe interesat e tij afatgjata.

LSDM i referohet edhe një interviste të dhënë nga Stoilkoviq për televizionin shtetëror kinez, ku ai ka deklaruar se “bashkëpunimi me Kinën nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri”.

🔗 https://news.cgtn.com/news/2026-05-26/North-Macedonia-s-deputy-PM-Cooperation-not-a-choice-but-a-necessity-1NsyyEUj1n2/p.html

Partia opozitare pretendon se kjo qasje përfaqëson devijim nga orientimi euroatlantik dhe e lidh atë me, siç e quajnë ata, ndikime të huaja që nuk përputhen me interesat e qytetarëve të vendit.

Në reagim përmendet edhe pjesëmarrja e tij në një vizitë në Kinë së bashku me delegacione politike nga rajoni, përfshirë edhe struktura të lidhura me SNS-në e presidentit serb Aleksandar Vučić.

🔗 https://www.state.gov/wp-content/uploads/2026/05/United_States_Policy_to_Promote_Regional_Stability-Accessible-HRC1399683.pdf

LSDM thekson se dokumentet strategjike ndërkombëtare, përfshirë ato të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, vënë theks në forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, duke nënvizuar rëndësinë e orientimit drejt partnerëve euroatlantikë.

Në fund të reagimit, opozita socialdemokrate akuzon qeverinë për izolim të qëllimshëm të vendit dhe devijim nga rruga evropiane, duke kërkuar reforma të menjëhershme dhe ndryshime kushtetuese në funksion të integrimit evropian.

Trending