LSDM e ka dëgjuar mesazhin nga qytetarët dhe e pranon. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për çdo qytetar, për një të ardhme progresive dhe evropiane të Maqedonisë. Ende nuk është vendosur rezultati i zgjedhjeve të 8 majit, thonë nga LSDM.
“Me të djathtët mund të përballemi me skenarë të errët nga e kaluara, të cilat do t’i japin fund perspektivave evropiane dhe do të çojnë në një izolim të ri të gjatë dhe ndarje të reja në shoqëri.
Tashmë shihet se VMRO-DPMNE dhe BDI po bëjnë lojë të rrezikshme me strukturën multietnike të shoqërisë sonë. Tensionet që po shpërthejnë tani mes maqedonasve dhe shqiptarëve mund të na kthejnë në të kaluarën e shëmtuar.
Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që qytetarët të dalin dhe të votojnë më 8 maj, për një shtet të avancuar, një shtet në të cilin do të kemi një standard më të mirë jetese. Nuk ka heqje dorë nga e ardhmja!”, thonë nga LSDM.