Trendy

LSH: Propozimi i Qeverisë për provimin e Jurisprudencës e bën gjuhën shqipe vetëm “teorike” jo edhe në praktikë

Para 1 orë

“Propozimi i Qeverisë për dhënien e provimit të Jurisprudencës hap një problem të ri përtej kësaj teme”, thonë nga partia e Ziadin Selës, Lidhja Shqiptare.

Sipas tyre, me këtë propozim goditet jo vetëm provimi në fjalë, por edhe Gjuha Shqipe dhe përdorimi i saj në përgjithësi.

“Me këtë precedent, do të instalohet fillimisht praktikë që edhe në provimet e tjera, pjesa teorike të jepet edhe në gjuhën shqipe, ndërsa pjesa praktike në maqedonisht. Më pas do të tentohet që Gjuhës Shqipe ti jepet statusi i një gjuhe që do të përdoret vetëm në teori, në të folur, në deklarata, por jo edhe në praktikë, ku hyn edhe e shkruara, përdorimi në dokumentacione dhe komunikimin zyrtar të institucioneve”.

“Ky propozim e kthen Gjuhën Shqipe në statusin e para vitit 2018, në kohën e ligjit të vitit 2008, por dhe para se të rregullohej me Kushtetutë, si dhe do të krijojë efekt “domino” edhe në të drejtat e tjera që burojnë nga Kushtetuta e pas vitit 2001″.

“Ky propozim duhet të kundërshtohet zëshëm si nga studentët, pedagogët, ashtu edhe nga të gjitha subjektet politike shqiptare dhe të gjithë aktorët shoqëror në vend. Gjuha Shqipe nuk është vetëm “gjuhë teorie”, por edhe në praktikë dhe gjuhë institucionale në mbarë vendin. Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe dispozitat kushtetuese janë të qarta dhe nuk guxojnë të preken”, thonë nga LSH.

Trending