Trendy

Lufta do të rrit çmimet, Qeveria e Maqedonisë po shqyrton këto masa

Para 2 muaj

Qeveria e Maqedonisë së Veriut po mendon të ulë akcizën për karburantet dhe TVSH-në për importin e derivateve për të parandaluar një tronditje çmimesh për qytetarët dhe ekonominë.

Kryeministri Hristijan Mickoski pret që ndikimi i konfliktit në Lindjen e Mesme të reflektojë në çmimet e derivateve, kryesisht të naftës, por jo aq shumë në gaz. Ai thotë se me kalimin e kohës mund të kemi sfida të caktuara ekonomike, dhe po shqyrtojmë mundësitë tona për të zvogëluar ndikimin mbi standardin e qytetarëve.

“Më shumë në naftë, sepse ne nuk kemi varësi shumë të madhe në pjesën e gazit, sezoni i ngrohjes po mbaron gradualisht, kështu që nga ky aspekt, dhe industria e Maqedonisë nuk ka rrjet të zhvilluar të madh për gaz. Pra, ndoshta në pjesën e industrisë së naftës do të kemi presione të caktuara, do të duhet të rritet çmimi, por edhe këtu po shqyrtojmë me Ministrinë e Financave të ulim në pjesën e akcizës, të ulim në pjesën e tatimeve, të shohim cilat janë mundësitë tona për të zvogëluar ndikimin mbi standardin e qytetarëve”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Edhe ekspertët e energjetikës që i konsultuam presin që goditja më e madhe nga tensionet në Lindjen e Mesme të jetë mbi çmimet e derivateve. Por shqetësuese sipas tyre është edhe fakti që tarifat e transportit janë dyfishuar, dhe transporti më i shtrenjtë mund të rrisë çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera.(INA)

Trending