Brigada e 93-të e Mekanizuar e Ukrainës thotë se tanku i saj dhe njësitet e saj të dronëve po vazhdojnë të luftojnë kundër forcave ruse, të cilat depërtuan pranë qytezës Dobropillja, në rajonin lindor të Donjeckut.
Trupat e kapura ruse i thanë Radios Evropa e Lirë se kishte hutim gjatë avancimit të tyre dhe se njësitet e tyre përjetuan humbje të mëdha, teksa forcat ukrainase përdorën dronë tokësorë robotikë dhe altoparlantë, përmes të cilëve nxitën dorëzimin e tyre.
Me gjithë zmbrapsjen e Rusisë, Ukraina nuk ka mundur të rimarrë territorin. (REL)









