Trendy

Lufthansa anulon 20.000 fluturime për të kursyer koston e karburantit

Para 2 orë

Lufthansa po ndërmerr masa kursimi pas rritjes së çmimit të kerozinës, duke anuluar 20.000 fluturime të distancave të shkurta deri në muajin tetor. Kjo masë korrespondon me një kursim prej rreth 40.000 tonë kerozinë, çmimi i të cilit është dyfishuar që nga fillimi i luftës në Iran, njoftoi kompania nga Frankfurti.

​Këto rregullime do të reduktojnë numrin e fluturimeve joekonomike të distancave të shkurta. Oferta e Lufthansës pritet të optimizohet gjatë verës përmes gjashtë qendrave kryesore në Frankfurt, Mynih, Cyrih, Vjenë, Bruksel dhe Romë. Në këtë mënyrë, pasagjerët do të vazhdojnë të kenë qasje në rrjetin global të linjave.

​Gjithashtu, Lufthansa po rishikon planifikimin e saj afatmesëm të rrugëve duke pasur parasysh reduktimin e kapaciteteve. Grupacioni pret një “furnizim kryesisht stabil me karburant” për fluturimet që janë paraparë tani në planin e fluturimeve verore.

Trending