Zhvillimet e fundit në këto luftime:
Sulmet e fundit të Iranit:
Sirenat janë aktivizuar në disa qytete të Izraelit në orët e para të mëngjesit të së martës, teksa Irani nisi valën e nëntë të sulmeve, që pritet të vazhdojnë sipas mediave iraniane. Ushtria e Izraelit ka thënë se mbrojtja e vet ajrore po punon për t’i ndërprerë raketat iraniane.
Sulmet e Izraelit:
Sulmet e Izraelit ditëve të fundit kanë vrarë top-komandantët dhe shkencëtarët bërthamorë, dhe kanë pasur cak infrastrukturën ushtarake, duke e kthyer programin bërthamor të Iranit “shumë, shumë prapa”, sipas kryeministrit Benjamin Netanyahu. Të hënën, Izraeli sulmoi infrastrukturën e raketave dhe aeroplanëve të Iranit.
Sulmi në media:
Izraeli ka goditur edhe studiot e televizionit shtetëror iranian IRINN. Nima Rajabpour, redaktore, dhe Masoumeh Azimi, pjesë e administratës, u vranë nga sulmet. Sulmet kanë nxitur që ushtria në Iran t’u bëjë thirrje dy kanaleve tjera televizive të largohen nga zyrat.
Fatalitetet: Në Iran, janë vrarë të paktën 224 persona. Në Izrael, 24.










