Trendy

Luftimi i dhunës familjare, MPB do të vendosë ekipe me kamera trupore

Para 2 orë

Ministria e Brendshme është duke ndërtuar sistem me teknologji moderne për të luftuar dhunën në familje, sipas modelit amerikan.

Ministri Pançe Toshkovski, tha se do të krijohen ekipe intervenuese të zyrtarëve policorë të cilët do të jenë të specializuar për të intervenuar në raste të dhunës në familje, ndërsa do të jenë të pajisur me kamera trupore të cilat do të jenë të lidhura me një sistem inteligjent,

“Qëllimin e kemi që në ekipet intervenuese që do të veprojnë në të ardhmen t’u japim të shfrytëzojnë kamera trupore inteligjente të cilat do ta filmojmë 24/7 atë që do të ndodh në vendngjarje. Ato kamera duhet të komunikojnë në mënyrë dykahëshe në kuadër të sistemit i cili do të ndërtohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të evidentojnë gjendje faktike e cila shumë rëndë do të rrëzohet në të ardhmen, rreth asaj nëse ka pasur ose jo goditje, nëse ka pasur ose jo kërcënim”, deklaroi Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm.

Plotësisht, ministri thotë se po ndërtojnë sistem i cili zyrtarëve policorë do t’u mundësojë ta shfrytëzojnë në kohë reale kamerën e telefonit celular të denoncuesit.

“Mendojmë një sistem inteligjent të konstatimit të provave, në bazë të gjitha pajisjeve celulare që i posedojnë shtetasit maqedonas. Gjegjësisht, kur të paraqitet cilado viktimë në kuadër të një sistemi të mençur, të mund që me miratimin e saj, Ministria e Punëve të Brendshme në të njëjtin moment ta shfrytëzojë kamerën dhe atë që ndodh si veprim fizik ashtu edhe nga aspekti i audios dhe gjithë ajo të mund të jetë provë në kuadër të procedurës”, tha Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm..

Ndërkohë parashihet edhe rritje e autorizimit policor me qëllim që polici të ketë të drejtë që dhunuesin ta largojë nga objekti ku është kryer dhuna, pavarësisht nëse është ose jo pronar i objektit. Nuk dihet se kur të gjitha këto risi do të hyjnë në fuqi, pasi sipas ministrit duhet të bëhen ndryshime ligjore, të përforcohen kapacitetet teknologjike, por edhe të kryhen trajnime. Çështja e dhunës në familje vazhdon të jetë temë shqetësuese në Maqedoni, e sidomos për shkak rasteve të cilat kanë përfunduar dhe tragjikisht. (Alsat.mk)

Trending