Këngëtari dhe ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, ka shprehur publikisht respektin dhe mirënjohjen e tij për Policinë Ushtarake të Kosovës, përmes një mesazhi emocionues të postuar në Instastory.
Në një fotografi ku shfaqen pjesëtarë të këtij institucioni, Ejlli shkruan:
“Nderi i një kombi matet me guximin e burrave që e mbrojnë me uniformë. Ata nuk kërkojnë lavdi, por janë arsyeja pse e gjithë Kosova jeton me dinjitet. Kur sheh këta burra, kupton se Kosova ka rrënjë të thella dhe shtyllë të fortë. Mbi tokë të lirë ecin burra të fortë. Respekt për Policinë Ushtarake të Kosovës.”
Luizi, i njohur për qëndrimet e tij patriotike dhe lidhjen e ngushtë me publikun, edhe këtë herë ka përdorur platformën e tij për të përcjellë një mesazh të fortë uniteti, dinjiteti dhe respekti për ata që mbrojnë atdheun.





