Maqedoni

Lulet në vlerë të 15.000 €, MEPSO: BDI-ja ka filluar të sulmojë kuadrot e Ziadin Selës

Autori

Autori

Portali Tetova

October 7, 2024, 11:10

Nga MEPSO i janë përgjigjur BDI-së në lidhje me akuzat për blerje të luleve në vlerë të 15.000 eurove, përcjell TV21. Nga kompania thonë se bëhet fjalë për një marrëveshje kornizë nga udhëheqësia e kaluar, e lidhur për një periudhë 12 mujore, që nuk ka obligim për shfrytëzimin e mjeteve. Theksojnë se si ekip i ri menaxhues, vlerësojnë se furnizimi për rregullim hortikulturor nuk është i nevojshëm dhe sigurojnë se nuk do të bëhet asnjë porosi.

“Në panik të madh BDI-ja tanimë ka filluar të sulmojë kuadrot e Zijadin Selës. Furnizimi publik për rregullim hortikulturor është procedurë e shpallur dhe zbatuar nga udhëheqësia e mëparshme e SHA MEPSO dhe përcaktimi ynë është që të mos harxhohet asnjë denarë për këtë shpenzim krejtësisht të panevojshëm. Nevoja për një furnizim të tillë është deklaruar në planin e prokurimeve publike për vitin 2024, ai është publikuar në maj, dhe vendimi për përzgjedhjen e ofertës më të favorshme është marrë në fund të korrikut nga ekipi menaxhues në largim. Meqë procedura ishte në fazën finale, ndërsa të përballur me mundësinë e pasojave juridike, SHA MEPSO e ka nënshkruar të njëjtin. Deri në këtë moment nuk ka asnjë implikim financiar në lidhje me këtë marrëveshje dhe sigurojmë se do të jetë deri në skadimin e marrëveshjes.

Nga aty ftojmë opinionin që të ndjekë realizimin e prokurimit përmes sistemit elektronik për furnizime publike sepse opinioni ka të drejtë të dijë se si janë shpenzuar dhe po shpenzohen fondet e kompanisë që është pronë shtetërore. Ndryshe, ky nuk është shembulli i parë i shpenzimeve të panevojshme të parave nga ekipi i mëparshëm menaxhues nëse dihet se nga buxheti i kompanisë janë harxhuar para për donacione dhe sponsorizime edhe aty ku nuk ka qenë e nevojshme dhe për këtë qëllim është tejkaluar buxheti për rreth 10 milionë denarë”, thonë nga MEPSO.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC

Më shumë nga kategoria

IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
Balotelli-derby-della-madonina-780x439-1
Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina
Champions-League-cup-2
Manchester City – Inter, derbi i Championsit sonte
9895c9de-6ec6-4928-9009-fe23530780d0
Vdekja e foshnjës 14 muajshe, BDI: Arben Taravari të jap dorëheqje
IMG_1641
Menduh Thaçi pjesë e qeverisë? Kasami: S’besoj! Taravari: Është i veçantë
IMG_1635
Kosovë/ Rriten pensionet për 20%, pensioni bazik i moshës bëhet 120 euro!
IMG_1622
Kasami: Zjarri në bodrumin e Komunës është i qëllimshëm
IMG_1621
Lulet në vlerë të 15.000 €, MEPSO: BDI-ja ka filluar të sulmojë kuadrot e Ziadin Selës
IMG_1612
Kasami dhe Meidani shpërndanë abetaren e unifikuar

DIASPORA