Trendy

Lum njerëzish në Tetovë për Bilall Kasamin

Para 5 muaj

Në Tetovë u zhvillua sonte marshimi përmbyllës i fushatës zgjedhore të Koalicionit VLEN, në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Në ngjarje morën pjesë një numër i madh qytetarësh që ecën përgjatë bulevardit kryesor të qytetit, në mbështetje të kandidatit për kryetar komune, Bilall Kasami.

Marshimi u zhvillua në atmosferë të qetë, ndërsa rrugët e Tetovës u mbushën me qytetarë, simpatizantë dhe përfaqësues tëkoalicionit VLEN, duke shënuar përmbylljen zyrtare të aktiviteteve parazgjedhore të VLEN-it.

Trending