Maqedoni

Lumi Shkumbin mbetet i papastruar! Vazhdojnë mosmarrëveshjet mes Komunës së Tetovës dhe Pyjet e Maqedonisë

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

March 11, 2024, 05:03

Vazhdojnë mosmarrëveshjet mes dy institucioneve. Komuna e Tetovës ankohet se NP “Pyjet e Maqedonisë” edhe sot nuk po lejon që të pastrohet shtrati i Lumit Shkumbin, me arsyetimin se ata nuk kanë leje për transportin e drunjëve. Drejtori i NPK Tetovë Samet Bislimi pyet se kush do të mbajë përgjegjësi nëse kemi vërshime!?

Lumi Shkumbin mbetet i papastruar! Vazhdojnë mosmarrëveshjet mes Komunës dhe Pyjet e Maqedonisë

“Pasi na pengun që të mos punojmë, policia e pyjeve nuk ka ndërmarrë asgjë deri më tani. Nga policia e pyjeve na thanë se ata do të largojnë drutë. Sipas tyre ne nuk kemi të drejtë të bëjmë largimin e drunjëve. Qëllimi i tyre është që të pengojnë punën tonë, kjo shihet qartë, gjë që mund të shihet edhe në terren. Cila është zgjidhja që ofronin ata!? Nuk i kanë larguar, kush do të mbajë përgjegjësi pasi dhe na penguan, kush mbanë përgjegjësi në rast vërshimesh”, tha Bislimi.

Por zv/drejtori i pyjeve të Maqedonisë, Safet Miftari thotë se Komuna e Tetovës duhet të kërkojë leje, pasi drunjët janë në pronë shtetërore.

“Ndërmarrja publike ka të drejtë të bëj një kërkesë tek ne që të priten drutë, të ngarkohen. Se drutë janë tonat, çdo gjë jashtë kësaj i tejkalon ingerencat dhe kjo është. Drutë si i pamë dje në foto ata kishin bërë ngarkesë dhe duhet të jenë falënderues që ne nuk ua morëm edhe kamionin, pasi që kamioni pa leje ose vulë ose pa shënjëhzim kemi të drejtë t’i konfiskojmë edhe automjetet, kamionët. Ne nuk e bëmë atë gjë duke u munduar t’i kursejmë”, tha Miftari.

Miftari kërkoi nga NPK “Tetova” që të drejtohen me kërkesë në Pyjet e Maqedonisë dhe të shenjëzohen se cilat pemë do duhet që të priten.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_4122
Albin Kurti dhe realiteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut
IMG_4120
Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që nga EVN kanë pranuar fatura me çmime të larta
IMG_3029
Arrestohet në Spitalin e Tetovës një 34-vjeçar, dyshohet për marrëdhënie seksuale me një djalë të mitur
IMG_3029
80-vjeçarja nga Shkupi bie pre e mashtrimit nga një polic i rrejshëm, humb 615.000 denarë
IMG_4104
Gashi dhe Iseni vizituan xhaminë në fshatin Jakrenovë të Krushevës, u mirëpritën nga banorët
IMG_4099
Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve