Reshjet e shumta kanë shkaktuar vërshime në fshatin Strimnicë, përcjell TV21. Lumi Vardar ka dalë nga shtrati, duke vërshuar rrugët e fshatit. Nga Komuna e Zhelinës thonë se nuk ka dëme të mëdha materiale, ndërsa apelojnë që pushteti qendror të pastrojë shtratin e lumit, në mënyrë që të evitohen ngjarje të këtilla në të ardhmen.
“Fatmirësisht ka dalë vetëm nga shtrati dhe ka disa toka të vërshuar. Nuk ka dëme më të mëdha të raportuara materiale. As në shtëpi apo në të mbjellat e tjera. Është një problematik e mëhershme. Duhet të ndërmerren masa nga pushteti qendror për pastrimin e tërësishëm të shtratit të lumit Vardar, që mos të kemi kështu situata në të ardhmen, tha Jasin Shaqiri, shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Zhelinës.










