Ish kryeministri i Maqedonisë, Ljubço Georgievski, ka vlerësuar zhvillimin e shpejtë infrastrukturor të Shqipërisë, duke thënë se vendi ka bërë një kapërcim të jashtëzakonshëm gjatë dhjetë viteve të fundit.
Ai përshkruan autostradën Tiranë drejt Qafë Thanës dhe rrugën e shpejtë Tiranë drejt Dibrës si projekte moderne, të shoqëruara me tunele dhe ura që hapin horizonte ekonomike për rajonin.
Në kontrast, Georgievski thekson se Bullgaria, ndonëse fqinje e afërt, nuk ka realizuar asnjë projekt infrastrukturor që ta lidhë me Maqedoninë në tridhjetë vitet e fundit, duke mbetur një hallkë e shkëputur në rajonin që ecën drejt integrimit dhe lëvizjes së lirë.
Lupço Gjeorgievski:
Autostradën Bllacë–Prishtinë–Tiranë e kam përshkuar disa herë, por para disa ditësh udhëtova posaçërisht për të kaluar nëpër autostradën Tiranë–Qafë Thanë, e cila po ndërtohet me një ritëm të jashtëzakonshëm, si dhe në rrugën e shpejtë Tiranë–Dibër, e cila më la përshtypje të thellë për peizazhin e mrekullueshëm që e rrethon dhe për ndërtimin modern, me shumë tunele e ura. Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë gjatë dhjetë viteve të fundit është i pashembullt.
Bullgaria mbetet i vetmi fqinj që në tridhjetë vjetët e fundit nuk ka ndërtuar asnjë projekt infrastrukturor që e lidh me Maqedoninë.










