Trendy

“Mafia e lypësve të rremë” vepron te Spitali Klinik në Shkup

Para 1 muaj

Doktor Nenad Lazarov ka paralajmëruar publikisht se një grup i organizuar personash po vepron rreth ambienteve te Spitali klinik në Shkup, të cilët, sipas tij, paraqiten si lypës dhe persona me aftësi të kufizuara, por në fakt është një rrjet i koordinuar mirë që mbledh shuma të konsiderueshme parash nga qytetarët, informon portali “tetova1”.

“Më të varfrit dhe të moshuratit, njerëz të përulur, të rrudhur me të gjitha llojet e dhimbjeve që vijnë në spital, zakonisht bëhen viktima dhe u japin para këtyre rrëmbyesve që pretendojnë të jenë lypës dhe persona me aftësi të kufizuara dhe me shumë mundësi nuk ndajnë as paratë e fundit me ta.
Ata janë vendosur në pozita strategjike në klinikë. Ju lutem mos u jepni asnjë qindarkë, një mafi e tërë e organizuar mbledh mijëra denarë çdo ditë nga pacientët, dyqanet lokale, madje edhe në kishën e klinikës, ata fitojnë më shumë se të gjithë ne, disa ditë më parë, para syve të mi, njëri prej tyre mblodhi 7000 denarë! Ata vijnë me makinë, shkojnë me makinë. Nëse unë jam në pushtet, kjo duhet të mbyllet për një kohë të gjatë, si shembull”, ka shkruar doktor Lazarov.

Trending