Trendy

Makina e përmbysur në mes të rrugës në Mavrovë, shqiptari nxiton për të ndihmuar të aksidentuarit

Para 3 muaj

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Mavrovës, Maqedoni e Veriut, për shkak të ngricave dhe kthesave të rrezikshme. Fatmirësisht, personat e përfshirë kanë shpëtuar pa lëndime serioze pasi një familje shqiptare u ka ardhur në ndihmë.

Makina po zbriste nga mali i Mavrovës kur, si pasojë e rrugës së rrëshqitshme e me akull, humbi kontrollin, u përplas dhe u rrotullua. Menjëherë pas aksidentit, një shqiptar që po udhëtonte me familjen e tij, u dha ndihmën e parë dy burrave të aksidentuarve duke i nxjerrë nga makina dhe duke sinjalizuar mjetet e tjera për aksidentin e ndodhur.

Ka dyshime se edhe personat e aksidentuar ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, pasi flisnin shqip.

Familja shqiptare që asistoi të aksidentuarit në këtë ngjarje bën thirrje për më shumë kujdes, pasi Mavrova është një destinacion i preferuar për shumë shqiptarë dhe dimri e ngricat shtojnë rrezikun për aksidente.

Mesazhi i qytetares:

Prsh Joq. Aksident sot ne Mavrove te Maqedonis.Fat i madh qe shpetuan pa lendime.Ndihmen e pare ua dham sapo makina u kthye,inshallah pa demtime serioze pasi ikem sepse shume makina rrezikonin perplasjen nga rruga e ngrire dhe kthesat e medhaja. Ndihmen e pare ua dham pasi u kthye para nesh.Inshallah kan qen pa demtime serioze pasi rruga e keqe dhe e ngrire rrezikonte me shume aksidente..Burri ua dha ndihmen e pare duke u hapur deren e makines qe dolen dy burra.Ikem pasi dhe kthesa dhe rruga ishte burim aksidenti.

Me duket se ishin shqiptar te maqedonis pasi flisnin shqip. Me shume nuk dime pasi sic te thash vete rruga e ngrire dhe me kthese ishte burim aksidenti nese dikush nuk do nxirrte nje trekendesh qe te lajmeronte te tjeret qe te ulnin shpejtesine. Makina erdhi nga mali i Mavroves per poshte dhe nga rruga e ngrire i rreshkiti makina dhe vajti u perplas per mali dhe u kthye mbrapsht.

Trending