Trendy

Maksi i del në krah ministrit të tij Filkov, ja çka thotë për provimin e jurisprudencës?

Para 2 orë

Kryetari i Lëvizjes ZNAM – për Maqedoninë Tonë, Maksim Dimitrievski, në një intervistë për revistën “Fokus”, theksoi se ZNAM mbetet konsekuente ndaj parimeve të sundimit të ligjit, përgjegjësisë institucionale dhe respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve, duke i dhënë mbështetje të plotë ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, dhe qasjes së tij profesionale në drejtimin e resorit.

Në intervistë, Dimitrievski theksoi se ZNAM nuk e sheh Qeverinë përmes prizmit të rivaliteteve partiake, por si një sistem koordinimi dhe përgjegjësie institucionale, ku çdo dikaster vepron në përputhje me kompetencat e tij ligjore.

“Ministria e Drejtësisë, e udhëhequr nga ministri Igor Filkov, ka një qëndrim të qartë dhe parimor se të gjitha zgjidhjet duhet të jenë në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve. Sundimi i ligjit duhet të jetë mbi kalkulimet politike apo etnike”, theksoi Dimitrievski.

Ai shtoi se çështja e provimit të jurisprudencës nuk duhet të jetë objekt i presioneve ditore politike apo improvizimeve, por se zgjidhjet duhet të jenë sistematike, juridikisht të qëndrueshme dhe në përputhje me mendimet e institucioneve relevante dhe standardet ndërkombëtare.(INA)

Trending