Trendy

Manifestimi “Kushtrimi i Lirisë” në Firencë, Azizi: Lavdi përjetë familjes Jashari

Para 2 javë

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka marrë pjesë në manifestimin “Kushtrimi i Lirisë” të mbajtur në Firence, ku bashkë me bashkatdhetarë nga diaspora dhe përfaqësues institucionalë është përkujtuar sakrifica e familjes Adem Jashari.

Sipas Azizit, pjesëmarrja e madhe e mërgimtarëve në këtë aktivitet dëshmon lidhjen e fortë të diasporës me çështjen kombëtare dhe respektin e përhershëm për historinë e luftës për liri.

Njoftimi i plotë:

Emocione të jashtëzakonshme në manifestimin “Kushtrimi i Lirisë” në Firencë.

Salla e mbushur përplot me mërgimtarë dëshmon se diaspora jonë është pjesë e pandashme dhe shumë e rëndësishme e trungut kombëtar.

Respekte Lulzim Jasharit, djalit të komandantit legjendar, deputetëve nga Kosova, diplomatëve dhe funksionarëve që e nderuan këtë manifestim.

Lavdi përjetë familjes Jashari dhe sakrificës së tyre për liri!

Trending